E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mirëqeverisja dhe përmirësimi i shërbimeve publike, MF vlerësim në nivel vendor

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Shpenzimet publike dhe përgjegjësia financiare ishin në fokus të takimit midis zyrtarëve të Ministrisë së Financave, njësive vendore dhe përfaqësuesve të ambasadës së Zvicrës.

Bashkitë e përzgjedhura për këtë vlerësim janë Tirana, Fieri, Kuçova, Berati dhe Tropoja.

Qëllimi kryesor i këtyre vlerësimeve është të sigurohet një pasqyrë e saktë mbi pikat e forta dhe të dobëta të menaxhimit financiar publik në pesë bashki të përzgjedhura.

“Përmes këtij procesi do të bëhet e mundur që të ketë një vlerësim të përditësuar të kapaciteteve të bashkive në menaxhimin e financave publike; të matet progresi i bashkive që nga vlerësimet fillestare të vitit 2017; si dhe të sigurohen të dhënat të vlefshme që do të ndihmojnë në zbatimin e strategjive për fazën II, në dialogun e politikave mes qeverisë dhe autoriteteve lokale, si dhe për përmirësimin e sistemit të financimit për shërbimet vendore”, bën të ditur Ministria e Financave.

1 nga 2

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›