E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miriam Cani: Së shpejti dasma

 Miriam Cani përveçse këngëtare e talentuar, është vajzë e edukuar, dhe një femër që duket sikur të qenit me klas, e ka të lindur. E qetë, e buzëqeshur... Kështu i ofrohet Miriami, publikut që e vlerëson dhe e do.

Duhet të jenë këto arsyet, që këngëtari po aq i dashur Alban Skënderaj, e zgjodhi atë si gruan e jetës. Në këtë intervistë do të mund të zbuloni jo vetëm detajet e propozimit, por edhe emocionet që kanë shoqëruar këtë moment. Miriami na rrëfen planet e dasmës dhe zbulon sekretin e dashurisë së tyre... Po ashtu këngëtarja tregon edhe për punën dhe angazhimet që kërkon karriera e saj e dyzuar midis Gjermanisë dhe Shqipërisë.

E pyetur se nëse kur ishin nisur për pushime e kishe menduar që Albani mund të të propozonte për martesë?, këngëtarja u përgjigj: "Jo,aspak (qesh). Na e trego pak me detaje momentin e propozimit... Fjalët e Albanit... Ndodhi gjatë zhytjes… Ne ishim bashkë me instruktorët dhe një djalë që filmonte. Kështu e bëjnë shumë njerëz gjatë zhytjes për ta patur si kujtim. Pas rreth 15 minutash Albani nxori një bllok ku ishte shkruar “Do you wanna marry me? Të dua”. Edhe përgjigja ime në letër ishte natyrisht “PO".

Por çifti ka bërë edhe planet për martesë. Lidhur me këtë Miriami u shpreh: "Nuk kemi vendosur datë. Por së shpejti... Për ne këto gjëra janë simbolike. Ne kemi mbi 6 vite që jetojmë bashkë dhe ndajmë gjithçka bashkë. Fejesa dhe martesa nuk do shtojnë asgjë më shumë, thjesht janë kurorëzimi i lidhjes sonë"./albeu/Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›