E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misano, doktori vendos diktatin

Gjithcka shkon sipas parashikimeve ne provat e lira te Misano-s ku Vale Rossi ka lene prapa shokun e skuadres Jorge Lorenzo duke vendosur menjehere diktatin ne pisten e shtepise se tij.

Humbja ne Indianapolis eshte vetem nje kujtim i larget per “doktorin”. Vendin e trete e ka zene spanjolli tjeter Dani Pedrosa, i ndjekur nga De Angelis e Divizioso.

Ne minutat e fundit te provave dy pretendentet per titullin e ketij sezoni kane shperthyer, por ne fund ka qene Vale Rossi ai qe triumfoi edhe nje here ndaj spanjollit qe ndodhet 25 pike larg ne renditjen e pergjithshme.

Per motorin Ducati kohen me te mire e ka regjistuar Mika Kallio, ndersa Nicky Hayden nuk ka mundur te shkoje me lart se vendi i dhjete.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›