E Diel, 1 Nëntor 2026

Misha Gleni: Ju rrëfej lidhjen e politikës me mafien

Gazetari i BBC-së dhe shkrimtari Misha Gleni

Është ndër personazhet që ka dhënë informacionet më të rëndësishme për rënien e komunizmit në Europë e luftërat në ish-Jugosllavi.Gazetar, publicist, historian, si dhe konsulent i disa qeverive, Misha Gleni (Misha Glenny) ishte i ftuari special i Blendi Fevziut në emisionin Opinion. Ashtu siç është speciale historia e tij në fillim të viteve 90 në Shqipëri, ku ka takuar Ramiz Alinë, Ismail Kadarenë, Gramoz Pashkon, Sali Berishën, Fatos Nanon etj, histori të cilat i botuam në numrin e djeshëm të gazetës Panorama. Zoti Gleni, atëherë gazetar i BBC-së dhe laureat i shumë çmimeve, është dëshmitar i lindjes së opozitës së parë zyrtare në vendin tonë. Ashtu siç është dëshmitar për konfliktin e luftës në ish-Jugosllavi dhe përgjithësisht në të gjithë Europën. Për informimet mbi Jugosllavinë e

Libri i Misha Gleni-t: Mek Mafia

atëhershme, ai ka shkruar tre libra për Europën Lindore dhe Ballkanin (në gjuhën serbe janë botuar në botimin Samizdat B92 – Rënia e Jugosllavisë dhe Ballkani mes viteve 1804 dhe 1999). Ndaj, ai me të drejtë konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë për të bërë një skaner të Kosovës 20 vite më parë dhe, për shkak të studimeve si historian, edhe për të vlerësuar gabimet që bënë Fuqitë e Mëdha për ndarjen e shqiptarëve në katër shtete, në vitin 1913. Gabimi i tyre i madh ishte fakti që donin të kontrollonin rrugët anësore në Ballkan… Kështu, skena e luftës, teatri i konfliktit, u bë Ballkani, thotë Glen, ndërsa shton se në historinë moderne, nxitëse e dhunës në juglindje të Europës ka qenë gara e madhe mes Fuqive të Mëdha dhe jo konfliktet e rajonit. Duke u kthyer në ditët e sotme, sërish në qendër të vëmendjes së gazetarit me përvojë ka ngelur Ballkani, por tashmë jo vetëm në aspektin e raportimit. Ai ka nxjerrë në qarkullim librin Mek Mafia, ku duke iu referuar të dhënave, rrëfen lidhjet e politikës me mafien. 15% e GDP-së së botës kontrollohet nga mafia. Janë diku tek 7-8 trilionë dollarë. Por, këtu po fus edhe korrupsionin që UN (Kombet e Bashkuara-organizate) e llogarit çdo vit. Shkon tek 3 trilionë dollarë në vit. Po ashtu, këtu futen edhe tregjet e financimit kriminal. Paratë aty janë nga bashkëpunimet bankare dhe shmangiet e taksave; Bëjnë pastrim parash përmes taksave: në qytetin e Londrës, Uoll Strit. Pra, është një zonë ku bankat, krimi i organizuar dhe korrupsioni takohen. Dhe është shumë e vështirë ti shkoklavitësh…, thotë shkrimtari, i cili tashmë është në përgatitje të librit tjetër për krimin virtual. Deri atëherë, nuk mund tju shpëtojë krimi real në Mek Mafia…
FEVZIU: Por, po të kishin nisur në Kosovë, mendoni se do të kishte rezultate shumë më të ndryshme?
MISHA GLENI: E keni fjalën nëse tashmë do të kishte luftë në Kosovë? Mendoj se kështu do të kishte një disintegrim shumë më të shpejtë. Se po të kishte dhunë serioze në Kosovë, duke marrë parasysh edhe ato që po ndodhin në skenën politike vendëse në Kroaci dhe Slloveni, Sllovenia do të ishte larguar pa pyetur fare: kroatët do të ishin mobilizuar dhe do të luftonin menjëherë, sepse do të kishin kuptuar logjikën e asaj që po bënte Millosheviçi. Është një gjë, kur Jugosllavia në mars të vitit 1981 hyn, ku autoritetet federale hyjnë dhe vendosin gjendjen e jashtëzakonshme: ai pak a shumë ka qenë një vendim federal. Mbaj mend, edhe pse Kosova ishte disi në gjendje të vështirë në gjysmën e parë të viteve 1980, është bërë një përpjekje për të integruar shqiptarët në strukturën e Kosovës. Ju keni decentralizimin dhe forca e policie ishte kryesisht me shqiptarë. Mbaj mend që kam biseduar me policë shqiptare në mesin e viteve 80 në Kosovë. Azem Vllasi ishte kryetar i partisë e kështu me radhë. Pra, shqiptarët ishin të integruar në struktura në një farë mase, ndërkohe që Millosheviçi me atë që bëri, thoshte se shqiptarët në Kosovë nuk kanë asnjë të drejtë dhe këtu mbyllet gjithçka.
FEVZIU: Tashmë, Kosova është një shtet i pavarur. Por dua tju pyes… Tashmë ne flasim, madje edhe në Kosovë flitet për identitet kosovar dhe identitet shqiptar. Mendoni se ne tashmë kemi dy identitete të ndryshme, për shkak të zhvillimeve të 20 viteve të fundit? Sepse, nëse më lejoni tjua shpjegoj, që nga viti 1912, kur Shqipëria U kthye në një vend të pavarur deri në vitit 1990 ëndrra e të gjithë shqiptareve ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Në vitin 1990, Rugova nisi pavarësinë e Kosovës si një vend me vete.
MISHA GLENI: Mund të ketë qenë një ëndërr në teori për të gjithë shqiptarët. Por, po të shohim më thellë, Prishtina dhe Tirana nuk kanë rënë gjithmonë dakord për rrugën e përbashkët të një shteti shqiptar. Dhe, kjo theksohet më tepër në vitet 1990, pjesërisht prej shtetit demokrat shqiptar. Kjo ka qenë një politikë e qëndrueshme e shqiptarëve. Kanë thënë se sigurisht që ne i mbështesim vëllezërit tanë në Kosovë dhe në Maqedoninë perëndimore, por nuk do të shkojmë në luftë për hatër të tyre. Ne do të përdorim fuqinë tonë diplomatike për të ndikuar tek njerëzit. Është një vend tjetër dhe ne nuk do të pushtojmë. Ne do të pranojmë refugjatë. Shqipëria ka bërë një punë jashtëzakonisht të madhe duke pranuar refugjatët. Por, ne nuk do te ndërhyjmë në mënyrë të drejtpërdrejtë në politiken e dy zonave të tjera. Situata në të cilën gjendemi tani, sfida e vërtetë për të gjithë është se si do të zhvillohet marrëdhënia mes Beogradit dhe Prishtinës. Kujtoj që në këtë territor ka pasur shumë dhunë dhe gjakderdhje. Në fakt, edhe pse jemi të gjithë të shqetësuar për mënyrën se si marrin gjërat, nivelet e paqes dhe të bashkëpunimit që kemi parë këto 5 a 6 vitet e fundit që prej fundit të luftës në Maqedoni, kanë pasur një transformim shumë të dukshëm dhe bashkëpunim në një gamë të gjerë çështjesh në të gjithë rajonin. Tashmë e dimë së forca e Bashkimit Europian ka shumë për të bërë që te inkurajojë njerëzit në bashkëpunim. Ka disa shenja të hershme që Serbia mund të përgatitet për një farë modus vivendi (marrëveshje) me Kosovën. Sapo të ndodhe kjo gjë, përqendrimi i të gjithëve do të jetë futja ne Bashkimin Europian. Por, unë mendoj se Kosova do të hyjë si një shtet më vete dhe Shqipëria si një shtet më vete.
FEVZIU: Por nëse unë ngulmoj tju pyes, përse duhen dy shtetet shqiptare në Ballkan?
MISHA GLENI: Sepse kështu kanë ardhur gjërat.
FEVZIU: Meqë ju e njihni mirë rajonin, jo vetëm nga aktualitetet, por edhe nga historia, cili do të jetë roli i shqiptarëve në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në Mal të Zi?
MISHA GLENI: Absolutisht që do të ketë një rol vendimtar. Mendoj se vetë Shqipëria do të jetë vendi kryesor, anija kryesore, sepse ka numrin më të madh të popullsisë dhe po ashtu lidhje të drejtpërdrejtë me Italinë e Greqinë, në atë mënyrë që Kosova nuk e ka. Pra, fizikisht dhe ekonomikisht Kosova do të varet nga Shqipëria.
FEVZIU: E keni parë rrugën e re mes dy vendeve?
MISHA GLENI: Sigurisht, më tepër përfitim nga ajo ka Kosova sesa Shqipëria.
FEVZIU: Varet se si e shihni turizmin.
MISHA GLENI: Ju i doni vëllezërit tuaj kosovarë, por nuk doni që ata të vijnë të jetojnë këtu në Tiranë. Ishte shumë interesante; Po bisedoja me dikë për Shqipëri-Bosnjë, ndeshjen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›