E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni i ODIHR në Tiranë, sotraportimi i parë me mediat

Të tjera rreth shkrimit KQZ, Arvizu: Së shpejti reagojmë Engel: Nga zgjedhjet varet integrimi Vëzhguesit vendorë: Zgjidhni ngërçin KQZ TIRANE - Në Tiranë misioni afatgjatë i vëzhgesve të ODHIR nis procesin e monitorimit të parapëgatitjeve zgjedhore. Delegacioni i përbërë prej 15 ekspertësh e që drejtohet nga amerikania Conny McCormack zhvilloi sot paradite takim me ministrin e Jashtëm Aldo Bumçi si dhe në 11:00 me kryetaren e KQZ, Lefterie Lleshi.

Misioni i ODIHR pritet të mbajë edhe deklaratën e parë për mediat sot në orën 15.00.

I përbërë nga 15 ekspertë ky misioni i ODIHR do të verifikojë saktësinë e listave të votuesve për të cilat opozita ka shumë ankesa për dublime. Por në qendër të vëmendjes mbetet edhe mënyra si po funksionon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, si dhe zhvillimi i fushatës zgjedhore e monitorimi i medias.

ODIHR parashikon që ditën e zgjedhjeve të jenë në terren më shumë se 400 vëzhgues. Ky mision fillimisht do bëjë publik një raport paraprak më 24 qershor, një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa raporti final do  publikohet disa javë më pas.

TAKIMI ME MINISTRIN BUMCI
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar MPJ informon se ministry Bumçi priti në takim kryetaren e Misionit të Vëzhgimit të ODIHR-it, Costance Berryman McCormack (SHBA), si dhe Zëvendëskryetarin e këtij Misioni, Harald Jepsen (Danimarkë).

Nga ana e tij ministri shprehu vlerësime për rolin e veçantë që luan ODIHR dhe vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes ODIHR-it dhe Qeverisë Shqiptare, si dhe falënderoi znj. McCormack për reagimin në përgjigje të kërkesës që Qeveria shqiptare u ka drejtuar organizmave ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-it, KiE-së, si dhe shteteve pjesëmarrëse të këtyre organizatave, për të dërguar numrin më të madh të mundshëm të vëzhguesve.

Nga ana e saj kryetarja e këtij delegacioni Znj. McCornack, pasi falënderoi për ftesën dhe bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare bëri një prezantim të ekipit të Misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të përbërë nga analistë politikë, ligjorë dhe zgjedhorë të ODIHR-it, të cilët i paraprijnë ardhjes së vëzhguesve afatshkurtër në Shqipëri.

(Foto: Takimi sot paradite i delegacionit te ODIHR me ministrin Bumçi)

OSBE PREZANTON ZV.AMBASADORIN E RI

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR në vendit tonë pritet që shumë pak ditë para mbajtjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të bëjë ndryshime të rëndësishme në organizimin e saj. Burime bëjnë të ditur se gjatë konferencës së sotme që pritet të mbahet nga ODIHR do të prezantohet dhe zvendës ambasadori i ri i OSBE-ODIHR në vendin tonë.

Ai do të jetë Robert Wilton, një emër i lakuar më shumë si këshilltar ekzekutiv i kryeministrit të Kosovës. Wilton pritet që të zërë vendin e ish.Zv.ambasadorit të OSBE-së, Dan Redford, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë si numri dy i kreut të OSBE në Shqipëri.

Duket se OSBE po forcon së tëpërmi pozicionin e saj si vëzhguesja kryesore për zgjedhjet në vendin tonë, kjo edhe pas numrit të madh të vëzhguesve që janë akredituar në Shqipëri për 23 qershorin. Robert Wilton është një shkrimtar dhe specialist i Ballkanit.

Ai ishte këshilltar i dy kryeministrave të Kosovës në vitet që e kanë çuar atë drejt pavarësinë e saj. Pas një periudhe si sekretar privat tek Sekretari i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar për Mbrojtjen, ai është kthyer në Kosovë si kreu i politikës për monitorimin trupit ndërkombëtar dhe këshillimin për qeverinë.

Ndërkohë që aktualisht edhe për pak kohë në krye të misionit të OSBE do jetë ambasadori aktual Eugen Wllofarth, i cili pas pak kohësh do të largohet nga vendi ynë pas mbarimit të mandatit të tij si kreu i OSBE-ODIHR në Shqipëri.

Por gjithashtu OSBE në vendin tonë ka shtuar në stafin e saj edhe italianin Giuseppe Milazzo, Analist i Medias për Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Duket se përgatitja e OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve është marrë këtë herë shumë seriozisht.

Redaksia Online
(ah/sg/ shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›