E Shtunë, 31 Tetor 2026

Misisipi stuhia pengon grupet e shpetimit

Një stuhi e shoqëruar me rrufe po pengon operacionet e shpëtimit në qytetin amerikan të goditur të dielën nga një tornado shkatërrues.

Tornadot kanë përshkuar qytetin e Xhoplinit, në shtetin e Misurit, duke vrarë të paktën 89 persona dhe duke plagosur qindra të tjerë.

Autoritetet lokale deklarojnë se presin që bilanci i viktimave të rëndohet, ndërkohë që shtojnë se stuhia ka përshkuar 6 milje nëpër qytet, duke shkatërruar ndërtesa dhe rrjetet e energjisë elektrike.

Guvernatori i Misisipit, Jay Nixon ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka paralajmëruar se stuhi të tjera do të vijnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›