E Enjte, 5 Nëntor 2026

Miss Globe, kurorëzohet “Miss talent-i 2020”

“The miss Globe 2020” vazhdon rrugëtimin e tij edhe për pak ditë, deri në mbrëmjen e fundit, e cila do të mbahet më 12 Nëntor. Përpos kurorëzimit për më të bukurën e Globit, kurorë e cila vendoset natën finale, Miss-et kurorëzohen edhe për veçanti të tjera që ato gëzojnë, siç është titulli “Miss Bikini”, “Miss Talent”, etj.

Ky titull i fundit është shpallur në një minigarë në finalen e “Talent Show”, ku mes 15 shteteve që performuan me talente të jashtëzakonshme, çmimin e fitoi bukuroshja ruse, Angelina Gorbunova, e cila performoi një këngë.

Nga ana tjetër, delegacioni i “The Miss Globe 2020” vazhdon turin e kufizuar në Shqipëri, duke plotësuar pikat e programit të mirëpërcaktuar kohë më parë.

Sapo ka përfunduar turi i juglindjes së qyteteve turistike shqiptare, si Pogradeci e Korça. Pika monumentale e Selcës së poshtme në Bashkinë e Pogradecit, ka qenë një atraksion i veçantë i këtij turi që vizitoi për herë të parë varret ilire 2400 vjeçare të historisë sonë, për t’ia lënë vendin atraksioneve të tjera turistike si liqeni i Ohrit, Voloreka e më pas shfaqja e “Talent Show 2” në pallatin e kulturës “Lasgush Poradeci”, ku u kualifikuan edhe 8 finaliste të tjera të kësaj gare të veçantë botërore bukurie.

Ditët në vazhdim, një tur special do jetë edhe në vendin e qytetit të 100-vjetorit,  pra të Tiranës, aty ku do të mbahet edhe eventi final.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›