E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mister vrasja e emigrantit

Vazhdon të jetë ende e mbushur me mister vrasja e një emigranti 40-vjeçar në fshatin Mazrek të Tiranës. Agron Dervishi, i sapokthyer nga Italia, u vra me një plumb në kokë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Trupi i tij u gjet gjatë paradites brenda një furgoni me targa italiane. Policia nisi menjëherë hetimet, por ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet dhe autorët e mundshëm të këtij krimi.

Agron Dervishi ishte kthyer për festat e fundvitit në Shqipëri. Ai është nga Maminasi, ndërsa në Mazrek ndodhej tek prindërit e bashkëshortes.

Sipas policisë, vrasja mund të ketë ndodhur për larje hesapesh ose hakmarrje, por nuk përjashtohet dhe ajo VrasjeTiranë, tjetër ekzekutim Tiranë, ekzekutohet taksistiShkodër, vriten dy persona e grabitjes.

Kjo është vrasja e dytë që verifikohet në Tiranë në këtë fillim viti, pasi një ditë më parë, pranë spitalit të fëmijëve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u ekzekutua një taksist.

53-vjeçari Mehmet Beqiri u qëllua në makinën e tij të tipit “Benz” me katër plumba, tre prej të cilëve i morën jetën. Vetëm pak çaste pas krimit, uniformat blu identifikuan dhe arrestuan si autor të dyshuar Aldo Morinën, nënoficer i repartit ushtarak të Zall Herit.

Për policinë, dy personat njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa vrasja mund të ketë ndodhur për çështje morale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›