E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri i tre grave të rrëmbyera në Cleveland

Autoritet amerikane thonë se janë gati të marrin në pyetje e të ngrenë akuza ndaj tre vëllezërve që mbajtën për një dekadë të rrëmbyera tre gra në një shtëpi në qytetin e Clevelandit.

Tre burrat, Pedro, Onil dhe Ariel Kastro të tre rreth moshës 50 vjeçare,  janë arrestuar dhe mbahen në burg që nga dita e hënë kur tre gratë arritën të liroheshin. Të treja janë rrëmbyer kur ishin adoleshnete ose në moshën 20 vjeçare.

Tre gratë- Amanda Berry sëbashku me vajzën e saj 6 vjeçare, Gina Dejesus dhe Michelle Knight- u liruan mbasi e bërtitura e Amandës tërhoqi vëmendjen e një fqinji i cili i ndihmoi ato. Ajo shkoi në shtëpinë e një fqinji dhe mori në telefon policinë.

Të afërm të grave ishin shumë të gëzuar kur mësuan se tre gratë, ishin gjallë mbasi ishin rrëmbyer në kohë të ndryshme në Kleveland në periudhën mes viteve 2002 – 2004.

Të njohur të Ariel Kastros thonë se ai luante me kitarë bas nëpër disa grupe muzikore latine, dhe se e kishin parë nëpër lagje me vajzën 6 vjeçare që e prezantonte si vajzën e të dashurës së tij.

Policia thotë se aktualisht 6 vjeçarja është vajza e Amanda Berrit që e ka lindur gjatë kohës që ishte e rrëmbyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›