E Enjte, 5 Nëntor 2026

Misteri në Fier, makina ishte e marrë me qera/ Telefoni i shoferit del i fikur, polumbarët e RENEA-s nisin kërkimet

Po vijojnë kërkimet në lumin Seman për një mjet që dyshohet të ketë rënë në orët e para të mëngjesit.

Policia bën me dije se targat e një automjeti janë gjetur në vend ndërsa pas verifikimit ka rezultuar se i përkasin një makine të marrë me qira nga 26-vjeçari Mateo Lika.

Telefoni i këtij të fundit, ka rezultuar i fikur, ndërsa polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të të riut.

Fier/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›