Mitaj shënon gol dhe ndihmon ekipin në një barazim dramatik

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Mario Mitaj luajti sot titullar tek Al Itihad, që barazoi me rezultatin 4-4 ndaj Al Khalej. Ishte një mrekulli kjo ndeshje për ekipin e Mitajt, që në përfundim të 47 minutave e pa veten në disavantazhin e katër golave.
Mitaj ka ndihmuar ekipin e tij duke gjetur rrugën e rrjetës në barazimin thriller të Al Ittihad ndaj Al Khaleej, me shifrat 4-4, takim ky i vlefshëm për kampionatin arab.
Pavarësisht se Al Khaleej po fitonte 4-0, Mitaj me shokë ia dolën që të marrin një pikë në këtë takim.
Kjo sfidë ishte me ulje-ngritje për mbrojtësin kuqezi, pasi gjithashtu, shkaktoi penallti, nga edhe erdhi goli i 3-të për vendasit.
Gjatë një goditjeje këndi në kohën shtesë, topi përfundoi te Mitaj, i cili me një të majtë tokazi, e dërgoi topin pas shpinës së kundërshtarit.
Ekipi i tij mori zemër, ndërsa me golin tjetër më pas arriti të dilte me 1 pikë nga transferta e vështirë.
Sfida ishte e vlefshme për javën e shtatë të kampionati të Arabisë Saudite, ndërsa Al Itihad iu desh të luante me 10 lojtarë nga minuta e 32-të, pas daljes së Fabinjos me karton të kuq.
Mitaj ka fituar besimin e trajnerit Konseisao, që e aktivizon sërish si titullar në kampionat. 22-vjeçari Mitaj ka luajtur 4 ndeshje në kampionat.