Mitrovica merr cmimin e pare ne festivalin folklorik nderkombetar

Mbremjen e te henes Ansambli i Qytetit te Kengeve dhe Valleve Rexhep Mitrovica i MitrovicesKosove u shpall me i miri mes grupeve pjesemarrese ne Festivalin Folklorik Nderkombetar qe u zhvillua gjate tre neteve ne Aulona International Folk Festival ne qytetin e Vlores. Ne naten e trete te ketij festivali u dha nje koncert me pjeset me te zgjedhura nga 8 grupet pjesemarrese. Ne perfundim juria e Festivalit vendosi qe ti jape vleresimin maksimal grupit nga MitrovicaKosove qe vjen per here te pare ne Vlore. Sipas udheheqesit artistik te ketij grupi Haki Shkreli Ansambli kultivon kengen vallen zakonet e mirefillta te kombit shqiptar. Ato jane tradicionale shqiptare te rrethit te Mitrovices. Ai thote se veshjet jane shume llojesh me nje larmi te jashtezakonshme te ngjyrave te ndryshme dhe ajo qe eshte per tu dalluar eshte se ato jane origjinale dhe jane ruajtur per qindra vite. Ne perfundim te ketij aktiviteti u zhvillua nje ceremoni e vecante ku u shperndane diploma vleresimi per pjesemarresit si dhe u shkembyen dhurata. Ne kete aktivitet nderkombetar qe shenon edhe edicionin e trete te tij moren pjese 8 grupe folklorike nga Turqia Polonia Bosnje Hercegovina Kroacia Kosova Italia Bullgaria e Shqiperia. Ky Festival sipas organizatoreve synon te sjelle ne skene folklorin burimor te vendeve te ndryshme.