E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitrovice, pranga per korrupsion 3 zyrtareve

Policia rajonale e Mitrovices ka arrestuar tre zyrtare nen akuzen e korrupsionit dhe abuzimit me ane te detyres.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave tre zyrtaret jane punonjes te Ministrise se Transporteve dhe kane favorizuar ne kembim te parave personat qe konkurronin per marrjen e patentes. Sipas burimeve, hetimi kishte nisur disa muaj me pare, periudhe gjate te ciles jane mbledhur provat e duhura per te inkriminuar tre zyrtaret. Burimet shtojne me tej se ceshtja i ka kaluar menjehere prokurorise se Mitrovices, e cila ka aplikuar masen e ndalimit per 48 ore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›