E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovice serbet kercenojne me bllokime rrugesh


Dhjetëra serbë janë parë nëpër zona të ndryshme në drejtim të të dyja pikave kufitare në Mitrovicë gjatë natës së kaluar, ndërsa mëngjesin e të mërkurës ata janë duke vëzhguar me kujdes automjetet që po kalojnë në drejtim të pikave kufitare.

Sipas Kosovapress, nëpër rrugë ka automjete dhe makina të mëdha për të bllokuar akset sipas nevojës.

Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar të martën rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër.

Burime të Kosovapress bëjnë të ditur se tre persona, kanë shkarkuar sasi të madhe rëre duke pamundësuar kështu qarkullimin e të gjitha automjeteve në këtë drejtim, DoganatSerbia: Jo vulave të KosovësKosovë, miratohet plani për pikën 31 Ljajic: Rrezik me 16 shtator në shenjë kundërshtimi të paralajmërimeve të marrjes së pikave kufitare nga institucionet e Kosovës më 16 shtator.

Planit për fillimin e rifunksionalizimit të pikave doganore parashikohet të zbatohet nga data 16 shtator, në bazë edhe të marrëveshjes Prishtinë – Beograd për njohjen e vulave të doganave.

Qeveria ka paralajmëruar tashmë që në koordinim me faktorin e pranishëm ndërkombëtar në Kosovë të nis zbatimin e planit operacional për ri-funksionalizimin gradual të portave doganore 1 dhe 31 në veri.Por, ajo që mbetet si sfidë është kundërpërgjigja e serbëve lokalë në veri dhe implikimeve të Beogradit në atë pjesë.

Ljajic: Rrezik me 16 shtator

Ministri i Punës dhe Politikave Sociale në Serbi, Rasim Ljajic deklaron se Serbia “nuk ka asnjë hapësirë manovruese për reagim, nëse pushteti në Prishtinë më 16 shtator dërgon policët dhe doganierët në Bërnjak dhe Jarinje”.

“Vetem me mjete diplomatike mund t’u themi zyrtarëve ndërkombëtarë për rrezikun e këtij akti. Duhet të reagojmë me preventivën që kjo të mos ndodhë, ndërsa kam frikë se hapësira jonë për manovrim është kurrfarë që kjo të ndodhë”, ka thënë Ljajic ben te ditur Telegraf.

Ai ka thënë se vendimi për doganat në veri nuk merret në Prishtinë dhe se Prishtina nuk do të dërgojë policët dhe doganierët e saj në kufi “pa pajtimin e zyrtarëve të rëndësishëm ndërkombëtarë”.

Vulat, më 16 shtator implementimi i paktit

Qeveria e Kosovës ka vendosur që më 16 shtator të nisë implementimi i marrëveshjes me Serbinë për vulat doganore.

Kryeministri Hashim Thaci, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij deklaroi se, me këtë marrëveshje Serbia de jure ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nga 16 shtatori do të fillojë të zbatohet marrëveshja dhe të gjithë do t’i nënshtrohen rregullave të reja që do të aplikohen”, ka deklaruar Thaci.

Marrëveshja për vulat doganore mes Serbisë dhe Kosovës u arrit në raundin e bisedimeve të dy shtatorit, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Për t’u siguruar për arritjen e një marrëveshjeje, i dërguari i Catherine Ashton, Robert Cooper zhvilloi para kësaj date vizita në Beograd dhe Prishtinë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate. OSBE: Më shumë për të riatdhesuarit
Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar. Gjenerali Drews viziton bazën e FSK-së
Pak ditë pasi mori detyrën, komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drews zhvilloi vizitën njohëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lajmet kryesore

Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›