Mitrovice shperthimet ne rend te dites

Një shpërthim i ri ka ndodhur të hënën rreth orës 23 e 10 minuta në
pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën "Sutjeska", njofton
Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Zëdhënësi Avni Zahiti i tha Radios Evropa e Lirë se, mjeti i shpërthimit ende nuk dihet, ndërsa ai ka dëmtuar ballkonin e një banese të një qytetari serb të Kosovës.
Njësiteve të zjarrfikësve u është dashur të ndërhyjnë për të shuar zjarrin në ballkon. Zahiti tha se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Ky është rasti i fundit në valën e shpërthimeve të tilla, që në muajt e fundit po ndodhin Veriu i KosovësRadikalët serbë parakalojnë në veri Kosovë, tjetër shpërthim në Veri EULEX shton masat në veri thuajse çdo ditë në pjesën veriore të Mitrovicës. As për këtë shpërthim policia nuk ka të dyshuar e as të arrestuar.
Ditën e diel, pak pas orës 3:00 të mëngjesit, një bombë shpërtheu në filialin e të ashtuquajturit Sigurimi Pensional e Invalidor i Serbisë, ku përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar në njerëz.
Ndërsa ditën e shtunë, situata në Veri u tensionua edhe nga parakalimi i disa elementëve radikalë, të lidhur me partinë ultranacionaliste serbe të Vojisllav Sheshelit.
Ngjarje e rëndë ishte edhe sulmi i një jave më parë në të njëjtën zonë, ndaj shtëpisë së një pjestari të Policisë së Kosovës, ku u hodh një mjet shpërthyes.