E Diel, 1 Nëntor 2026

Mitsotakis urdhër të prerë ministrave dhe deputetëve në Greqi: Nuk do të toleroj asnjë fenomen vetëkënaqësie dhe arrogance, deri për zgjedhje

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u dërgoi një mesazh ministrave dhe deputetëve nga Kilkis në lidhje me fenomenin e arrogancës në partinë qeveritare .

Duke iu drejtuar qytetarëve, Kryeministri vuri në dukje se duhet t’i dëgjojmë ata që kanë probleme, duke shtuar: “Nuk do të toleroj asnjë fenomen vetëkënaqësie dhe arrogance nga tani e deri në zgjedhje”.

 Mitsotakis, duke iu referuar zgjedhjeve, theksoi se dilemat “do të jenë shumë të vështira: A do të vazhdojmë në këtë rrugë? Apo do të kthehemi në kohë të tjera? A do të joshemi nga zërat populistë?”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›