E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitt Romney kryeson garen e kandidateve te Partise Republikane per zgjedhjet presidenciale

Gara per zgjedhjen e kandidatit presidencial te Partise Republikane do te zhvendoset javen e ardhshme ne zemer te jugut amerikan. Ish guvernatori i Masacusetsit guvernatori Mitt Romney vazhdon te udheheqe garen mbas zgjedhjeve te Super te Martes por rivalet e tij kryesore mbeten ne gare dhe zotit Romney i duhet te zhvilloje nje beteje te gjate  perpara se te mund te fitoje perzgjedhjen e republikaneve si kandidat te tyre perballe presidentit Obama.

Me fitoren ne 6 nga 10 shtetet ne garen e Super te Martes Mitt Romney u ben thirrje mbeshtetesve te tij qe te vazhdojne keshtu...

Keshtu do te ecim dite pas dite hap pas hapi dere me dere ne zemrat e te gjitheve.

Gara republikane vazhdon  me Alabamen dhe Misisipin te marten ne 13 mars. Kjo gare ofron mundesi te reja per rivalin e zotit Romney ish senatorin e Pensilvanise Rick Santorum dhe ish kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve Newt Gingrich.

Ne po qendrojme ne kete gare sepse une besoj se eshte e pamundur per nje te moderuar qe te fitoje zgjedhjet e pergjithshme.

Mitt Romney vazhdon perpjekjet per te fituar ndaj konservatoreve dhe ndoshta do te perballet edhe zmbrapsje ne zgjedhjet e ardhshme ne jug thote analisti Henry Olsen i Institutit American Enterprise.

Kjo do te thote se ai po vazhdon qe te eci perpara me veshtiresi duke fituar ca delagate ketu e ca atje deri sa te mberrije ne fazen perfundimtare ne qershor me  te gjitha shtetet e fituara. Por nuk do te jete e lehte per te.

Kundershtaret e Mitt Romneyt shpresojne  ta ngadalsoje ate mjaftueshem per te detyruar mbajtjen e nje konvente konkurruese republikane ne gusht thote strategu  politik i stacionit ABC Matthew Dowd.

Duke i krijuar disa pengesa duke fituar disa shtete po perpiqen qe ta dobesojne e qe ne konventen e gushtit te kene mundesin per te thence ju nuk mund te zgjidhni kete njeri per kandidat.

Fushata e zgjatur dhe e debatueshme e zgjedhjeve parprake shqeteson ish zonjen e pare Barbara Bush dhe republikane te tjere

Mendoj se ka qene fushata me e dobet qe kam pare ne jeten time. E urrej faktin qe njerezit mendojne se kompromisi eshte nje fjale e keqe.

Disa republikane mendojne se fushata negative e zgjedhejeve  paraprake ka demtuar shanset e zotit Romni perballe presidentit Obama ne zgjedhjet e nentorit thote Henry Olsen.

Ai po paraqet te meta si kandidat mungese kompetence  ftohtesi dhe jo reagim cka po e demton disi tani por njerezit qe shohin perpara shqetesohen se kjo natyre do te demtoje ate perballe nje kndershtari te mirefinancuar dhe te zhdervjellet.

Zoti Romney udheheq me me shume delagte  deri tani mbi 400  rreth nje e treta e 1144 qe jane te nevojshem per te siguruar kandidimin e partise Republikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›