E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjaft homazhe ne nder te viktimave

Lëvizja “Mjaft” do të mbajë rreth orës 11:30 para kryeministrisë homazhe në nderim të viktimave të demonstratës së djeshme.

Aktivistë të lëvizjes, bashkë me qytetarë të Tiranës do të mblidhen në vendin e saktë ku u vranë tre protestuesit.

Ata humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri gjatë përleshjeve me policinë. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbardhë se nga kanë ardhur plumbat.

Ndërkohë, lidhur me vrasjet reagoi edhe organizata ndërkombëtare Amnesty International, e cila kërkoi një hetim të detajuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›