E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj Iranit, shfaqet me armë

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Iranit. Së fundmi, përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, ai i kërkon Teheranit të lëvizë shpejt drejt një marrëveshjeje për programin bërthamor.

Në mesazhin e tij, Trump përdori edhe një shprehje të drejtpërdrejtë “Mjaft me djem të mirë”, të shoqëruar me një imazh ku shfaqet duke mbajtur një armë ushtarake.

“Irani nuk po e gjen dot rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë shpejt në vete!”, shkroi ai, duke lënë të kuptohet edhe për pasoja të mundshme nëse nuk arrihet progres diplomatik.

Deklaratat e Trump vijnë në një periudhë tensionesh të vazhdueshme mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, lidhur me programin bërthamor të Teheranit dhe negociatat e ngecura mes palëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›