Mjafton goli i Tomës, Teuta fiton derbin e mbijetesës

Teuta fiton 1-0 përballjen direkte ndaj Skënderbeut dhe merr një trepikësh të artë në garën për mbijetesë në Abissnet Superiore. Një gol i Tomës në pjesën e parë ka vendosur fatin e sfidës, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH 2.
Durrsakët mposhtin një rival direkt dhe pas këtij trepikëshi ngjiten vendin e 7-të në kuotën e 33 pikëve në tabelën e klasifikimit, duke parakaluar në renditje 3 skuadra (ndonëse diferenca me Skënderbeun e vendit të fundit është vetëm 3 pikë).
Korçarët mposhten nga një rival direkt dhe zbresin në vendin e fundit në klasifikim, në kuotën e 30 pikëve. Por, duhet theksuar se kur kanë mbetur edhe 5 javë nga përfundimi i sezonit lufta për mbijetesë është më e hapur se kurrë, pasi vetëm 3 pikë ndan në renditje Bylisin (vendi i 6-të) nga vendi i fundit.