Mjekët: Ndotja nga zhurmat dhe përdorimi i kufjeve do sjellin ulje të dëgjimit

Ndotja e lartë akustike nga zhurmat dhe volumi i lartë i përdorur përmes pajisjeve të telefonisë celulare do të na sjellin ulje të dëgjimit në një kohë të caktuar.
Trafik, zhurma, bori, muzikë e lartë dhe kufje në vesh për orë të tëra, kaq mjafton që kryeyqtetasit të jenë të jenë të ekspozuar pashmangshmërisht për t’u prekur nga problemet e dëgjimit.
Konstatimin vjen nga mjekët otorino-laringologë të cilët thonë se i ndodhur në një presion të lartë zhurmash aparati ynë i dëgjimit do të dëmtohet duke sjellë pasoja të ndryshme.
Brikena Qirjzai thotë se zhurmat dhe dëgjimi i muzikës më volum të lartë, sidomos nga të rinjtë sjell dëme jo vetëm për dëgjimin por edhe për mënyrën si funksionon truri.
Zëvendësimi i kohës së mësim-nxënies me muzikën apo informacione të pa nevojshme përmes kufjeve në vesh po dëmtojnë jo vetëm formimin por edhe në ndërveprimin social.
Sipas matjeve të fundit të ISHP-së, zhurma e matur në qendër të Tiranës është 60 deri në 80 decibel, zhurmë e cila për një person që e ka të përditshme këtë, konsiderohet një trauma.
/rtsh/