Mjeket ne shtet punojne pa licence Urdhri kerkon ndeshkim

Blerta Mrishaj
Mjeket e spitaleve publike ne vend punojne pa licence i vetmi dokument qe jep te drejten per ushtrimin e profesionit. Bluzat e bardha ne spitale kryesisht te Tiranes ushtrojne profesionin e tyre ne menyre ilegale dhe ne kundershtim me ligjet dhe rregullat e vendosura. Presidenti i Urdhrit te Mjekut Din Abazi thote se procesit per licencimin dhe rilicencimin e mjekeve i jane pergjigjur vetem nje pjese ndersa ngre shqetesimin se drejtuesit e spitaleve te kryeqytetit neglizhojne procesin duke mos vene kusht per punesim marrjen e licences nderkohe qe ne rast gabimi gjate punes dhe paditjes nga pacienti mjeket rrezikojne ndeshkim te dyfishte per ushtrim profesioni pa licence dhe per gabimin mjekesor.
Licenca
ky proces nuk ka ecur me ritmin e duhur dhe ka kaluar kufirin kohor te parashikuar ne kete Urdher 31 tetor 2010. Kjo thjesht per shkak te neglizhences mosnjohjes e mosvleresimit ne masen e duhur te ketij procesi si dhe te ligjeve e Urdhrit te Ministrit te Shendetesise nga drejtuesit e disa institucioneve te vendit e vecanerisht te spitaleve qendrore te Tiranes - tha z. Abazi. Sipas kreut te Urdhrit te Mjekut licenca jepet vetem pas vleresimeve dhe certifikimeve e kryhen ne baze kriteresh dhe standardesh te unifikuara dhe percaktuara mbi kompetencen performancen dhe sjelljen profesionale te cdo mjeku per kete ai thekson se perben nje garanci per cilindo se mjeku qe zoteron kete dokument eshte i perditesuar profesionalisht kompetent dhe perputhet me standardet e nje praktike te mire mjekesore.
Problemi
Problem vazhdon te jene dentistet ku sipas raportit te Urdhrit te Mjekut ushtrojne profesionin e tyre pa marre licence. Ne cepat e kryeqytetit ata vazhdojne por edhe ne shume vende te padepertueshme nga kontrolli shendetesor dentistet neglizhojne marrjen e licences ndonese mund te ndeshkohen. Lidhur edhe mungesen e marrjes se licences nga ana e stomatologeve Abazi pohon se edhe kjo kategori neglizhon licencimin ndersa shtoi se ne Tirane kane marre leje vetem mjeket qe kalojne ne klinika private sepse ata nuk i pranojne pa licence.
Licenca-Rilicencimi
Per kryerjen sa me te mire dhe me efektivitet te procesit te rivleresimit periodik te standardeve dhe performances profesionale te cdo mjeku si dhe procesit te licencimit Urdhri i Mjekeve ka miratuar ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te gjitha aktet normative te cilat kodifikojne dhe rregullojne procesin e licencim-rilicencimit si dhe organizimin e praktikes profesionale per mjeket qe sapo kane kryer studimet universitare. Riperteritja e Licences behet cdo 5 vjet. Kjo behet ne vartesi te rezultateve te arritura nga mjeku te vleresuara vit pas viti mbi standardet dhe performancen profesionale te tij. Nga te dhenat rezulton se procesit te licencimit dhe rilicencimit i jane nenshtruar vetem 30 per qind e mjekeve qe punojne ne vend si ne sektorin publik ashtu edhe ne ate privat.