Një shpërthim i Ebolës që ia mori jetën të paktën 131 personave në Republikën Demokratike të Kongos mund të përhapet më shpejt nga sa mendohej fillimisht, paralajmëroi një përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Dr. Anne Ancia i tha BBC-së se sa më shumë që heton agjencia, aq më e qartë bëhet se rastet janë përhapur në zona të tjera.
Zyrtarët thanë se më shumë se 513 raste dyshoheshin në RD të Kongos që nga e marta, ndërsa një person ka vdekur në Ugandën fqinje.
Por modelimi nga Qendra MRC me seli në Londër për Analizën Globale të Sëmundjeve Infektive, e publikuar të hënën, sugjeroi se kishte pasur nën-zbulim “të konsiderueshëm” dhe se nuk mund të përjashtonte mundësinë që të kishte pasur tashmë më shumë se 1,000 raste.
Studimi sugjeroi që shpërthimi aktual është “më i madh se sa është konstatuar aktualisht” dhe se “madhësia e tij e vërtetë mbetet e pasigurt”.
Kryqi i Kuq paralajmëroi se Ebola mund të përshkallëzohet shpejt nëse rastet nuk identifikohen herët, komuniteteve u mungon informacioni dhe sistemet shëndetësore janë të mbingarkuara, duke shtuar se “po shohim të gjitha ato kushte” në shpërthimin aktual.