E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeku Kuzhe nuk mund te drejtoje kombetaren

TIRANE-Mjeku neuro-kirurg i Spitalit Amerikan Fatos Olldashi i cili eshte duke ndjekur gjendjen e trajnerit te kombetares Josip Kuzhe ka sqaruar mbreme te gjitha rreziqet qe i kanosen atij nga hemorragjia e pesuar. Olldashi shpjegoi se tekniku do te mbahet nen kontroll ndersa dergimi apo jo jashte vendit do te varet nga ai vete apo nga familjaret e tij. Mjeku neuro-kirurg konfirmoi gjithashtu se kroati 58 vjecar nuk mund ta drejtoje dot skuadren ne ndeshjet me Bosnje-Hercegovinen dhe Bjellorusine vendimtare per fatet e Shqiperise ne Euro 2012. Sipas tij nje gje e tille eshte e pamundur nderkohe qe Kuzhe ende nuk e ka kaluar rrezikun per jeten megjithese deri mbreme vone situata e tij ka qene drejt permiresimit.
Doktor si erdhi trajneri Kuzhe ketu
Atehere ne oren 15 mberriti ne spitalin tone pacienti Josip Kuzhe qe eshte edhe trajneri i ekipit kombetar. Gjendja e tij nuk ishte e rende pacienti komunikonte levizte. Me pas iu bene ekzaminiminet e nevojshme nga te cilat rezultoi se ai kishte nje hemorragji celebrale.
Si eshte situata tani
Situata vazhdon qe te jete e mire parametrat e tij jane normale dhe nen kontroll. Po ndiqet ne dinamike dhe shpresojme qe te jete ne kete gjendje si edhe te kete nje permiresim sa me te shpejte.
A duhet derguar jashte vendit
Kjo eshte nje pyetje qe behet shpesh por une ju them se ky spital siguron kushtet per trajtimin perfundimtar te tij. Por sidoqofte alternativa e transferimit jashte vendit mbetet ne dore te pacientit dhe te afermve te tij.
A mund te themi se ne keto momente trajneri i kombetares Josip Kuzhe eshte jashte rrezikut per jeten
Jo nuk mund ta themi ende se ai eshte jashte rrezikut per jeten por mund te themi qe situata e tij eshte stabilizuar dhe kjo jep shpresa te medha.
Kjo do te thote qe ai nuk mund ta drejtoje kombetaren pas nje jave ne ndeshjen me Bosnje-Hercegovinen
Une nuk e ndjek shume programin sportiv te kombetares por mund tju them se ai ne keto momente nuk eshte i afte qe te drejtoje kombetaren. Trajneri eshte koshient komunikon por nuk eshte gati per te qene ne nje fushe futbolli.
As nese gjerat ecin mire
Ne shpresojme qe situata te permiresohet shpejt por sot nuk mund tua themi kete. Do behen ekzaminime te tjera neser dhe pasneser dhe do te kemi nje ide me te qarte.
Nga sa keni folur me pacientin a ka pasur probleme te tilla ne te shkuaren
Jo pacienti nga sa eshte pyetur ka thene se nuk ka patur probleme te kesaj natyre.
Mund te behet nje transportim i tij jashte vendit
E thashe qe kete e vendos familja por nese behet duhen mjete shume te specializuara.

d.b/GSH/BalkanWeb Lidhje te tjera Tirane trajneri i kombetares peson hemoragji cerebrale

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›