E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mjeku përleshet me hajdutin tek “Rruga e Dibrës”, tentoi t’i vjedhë telefonin

Një 45 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr 4.

Në Rrugën e Dibrës në kryeqytet ai ka tentuar ti vjedhë me dhunë, telefonin një doktori.

Mes autorit dhe mjekut ka pasur një përleshje fizike që ka vijuar jashtë dyqanit.

Doktori ka mbetur I lënduar ndërsa 45-vjecari mundi të arratisej, për tu kapur tashmë nga policia.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›