E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeshter i Madh per Teodor Kekon

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderoi pas vdekjes me urdherin 'Mjeshter i Madh' shkrimitarin, publicistin dhe personalitetin e shquar ne jeten publike, shoqerore dhe politike Teodor Keko me motivacionin: "Per kontribut te shquar ne fushen e letersise dhe publicistikes duke promovuar ne kulturen kombetare risi dhe vlera autentike shperterore dhe intelektuale".

Kryetari i Shtetit në fjalën e Tij vlerësoi kontributin e lartë të Teodor Kekos në letërsi, duke u shprehur ndërmjet të tjerash se “Një njeri mund të jetojë dhe njëqind vjet dhe mund të mos lerë asgjë si shenjë e ekzistencës së tij. Teodor Keko jetoi pak, por la shumë”.

Në ceremoninë zyrtare, që përkoi me dhjetëvjetorin e vdekjes së shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur ishin të pranishëm familjarë të shkrimtarit dhe publicistit Keko, zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku dhe përfaqësues të MTKRS-së, shkrimtarë, publicistë dhe miq.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›