E Martë, 3 Nëntor 2026

Mjeshtri i punimit të bakrit, Stefan Lazo nga Dropulli ndër të fundit e këtij zanati

Stefan Lazo, nga Dropulli, ka më se gjysmë shekulli që prodhon enë prej bakri. 65- vjeçari i cili që nga ajo kohë nuk u nda më nga metali me ngjyrë të kuqërremtë.

Puna me të u bë pjesë e jetës së tij.

Usta Sofon siç e thërrasin banorët dhe klientët e tij, nuk është marrë shumë me zbukurimet në bakër, por me punimin e enëve të kuzhinës tradicionalë, si kazanët, tepsitë, tiganët dukë përdoruar veglat e thjeshta, punën më dorë  dhe mënyrën tradicionale të punimit më këtë metal.

Ai ndihet e vlerësuar në punën e tij në shërbim të njerëzve.

Shumë vizitorë të huaj e vendas që kanë vizituar Gjirokastrën e kanë vajtur një natë në bujtina e hotele, e kanë pirë rakinë gjirokastrite e shijuar embëlsirën e gatimit tradicional, qifqinë, nuk  dinë që kazani që ka zier rakinë e tigani që ka gatuar këtë ushqim janë punuar nga duart e bakërxhiut nga Dropulli.

Shijen rakia dhe qifqitë e marrin nga ena e bakrit, ndryshe do ishin imitime  dhe jo gatime tradicionale.

Mjeshtrin e punimit në bakër e bren përditë e më shumë fakti që askush nga brezi i ri nuk afrohet të trashëgojë zanatin e bakërxhiut.

Mjeshtrat e punimit të bakrit janë rralluar shumë e thuajse në çdo qytet ka mbetur nga një zejtar në këtë fushë. Artizanati gjirokastrit mbetet një nostalgji.

Usta Sofua me zanatin që zgjodhi që në rininë e hershme të tij nuk është mërzitur kurrë. Ai njeh mirë aksiomën e vjetër të zanatlinjve, që me zanat nuk bëhesh i pasur, por jeton  me të. Trishtimin e ka tek fakti që zanati i tij në një të ardhme jo të largët mund te jetë shuar.

Zanati i punimet të bakrit, por dhe shumë zeje të tjera që nuk po trashëgohen janë këmbana alarmi për traditën  gjirokastrite,  dikur nostaligji e zejtarisë shqiptare.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›