E Martë, 3 Nëntor 2026

Mjeshtri i vozave të drunjta – Zanatçiu i vetëm në gjithë rajonin e jugut

Nëse kërkon në Këlcyrë të takosh një mjeshtër të zanateve tradicionale, të gjithë kelcyrjotët të adresojnë tek mjeshtër Hiqmeti.

Me keqardhje mjeshtri tregon se përse ky zanat është drejt zhdukjes.

Krahas kësaj pune Hiqmeti ka edhe një pasion tjetër. Ai merret edhe me përpunimin dhe nxjerrjen e disa pijeve nga frutat dhe bimët kryesisht të egra. Këto pije cilësohen si pije kurative, për të cilat ka interes jo vetëm nga vendasit por edhe prej të huajve.

Vitet e fundit është e vështirë sigurimi i lëndës së parë, qofte për bimët dhe frutat njëkohësisht edhe për lëndën drusore me të cilën ai bën vozat.

Zanati i punimit të vozave dhe fuçive është një zanat i vjetër dhe sipas mjeshtrit  nuk ka vlerësim për të. Ka shumë në Këlcyrë dhe jo vetëm që e kanë mësuar zanatin nga Hiqmeti por shumica prej tyre janë larguar jashtë Shqipërisë.

Gjatë intervistës që po zhvillonim mjeshtri na tregoj të gjithë procesin e punës nga fillimi deri në fund për punimin e një voze.

RTSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›