E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeshtrit që ruajnë traditën e Gjirokastrës, Theodhori Gjini prej 40 vitesh mban gjallë zanatin e ndërtimit me gurë

Në Gjirokastër, aty ku gurët flasin gjuhën e traditës dhe ku puna e mjeshtrit merr një vlerë të veçantë, ende jetojnë njerëz që ruajnë zanatet e trashëguara brez pas brezi. Njëri prej tyre është Theodhori Gjini, mjeshtër i ndërtimit me gurë, i cili prej më shumë se katër dekadash vazhdon t’i japë jetë gurit dhe artit të ndërtimit tradicional.

“Në 74-ën kur isha nxënës siç fillova punë vajta pas ustallarëve të vjetër atje pastaj me ato mundësitë e mia nga fshati kam punuar me mjeshtër me ustallarë dropullitë mjeshtrit që e njihnin mirë zanatin”, tha ai.

Për Theodhoriun, puna më e bukur mbetet ndërtimi i çative të gurta, simbol i arkitekturës karakteristike të qytetit të gurtë.

“Kam pasur në fshat nja dy mjeshtër që më kanë marrë nxënës nga pas. U hapja dërrasën në çati, i shikoja edhe ua bleva zanati. Me dërrasën e kam si gjë më të lehtë, kurse me mur vajta tërë jetën që s’më është ndarë guri”, u shpreh ai.

Me durim dhe përkushtim, Theodhori Gjini vazhdon të ruajë teknikat e vjetra të ndërtimit, të cilat sot po bëhen gjithnjë e më të rralla, duke mbajtur gjallë një traditë që përbën pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.

Gazetare: L. Koçiu   

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›