Mjeshtrja e “fundit” e xhubletës, Dosja Kola ruan të tjera.

Të gjithë e njohin si “Filja e xhubletave”, gruan nga Kelmendi që prej më shumë se 30 vitesh ia ka kushtuar jetën këtij punimi të rrallë artizanal, të trashëguar nga e ëma.
“Unë jam bijë nga Kelmendi. Kam pasur nënën, tezën, motrat që kam pasur më të mëdha më vonë edhe vetë që kam punuar.”
Çdo xhubletë kërkon një punë të jashtëzakonshme deri në detaje dhe mund të marrë shumë kohë për t’u realizuar.
“Një xhubletë me material origjinal, që sot mungon dhe nuk ka askund, bëhet edhe për tre muaj por edhe më shumë se tre muaj.”
Sipas Files, xhubleta vazhdon të kërkohet shumë edhe sot e kësaj dite.
“Kënaqem që më pëlqen, kënaqen që i veshin. Në zonën e Kelmendit janë ato fshatra dhe s’ka shtëpi që nuk e ka xhubletën brenda në banesë.”
File Kola kërkon më shumë përkrahje konkrete për dijebërjen e xhubletës.
“Më vjen keq se nuk po e përkrahin xhubletën. E mbështesin me letra, por jo praktikisht. Kam shumë gra dhe vajza që më thonë se hap një copë vend dhe të mësojmë të bëjmë xhubletën.”
74-vjeçarja shprehet se çdo xhubletë që ka punuar ndër vite është e veçantë për të, pasi secila mbart histori, emocion dhe shumë mund.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/