Mjeti bujqësor del nga rruga në Pogradec, plagoset drejtuesi, dërgohet në spital

Aksident në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.