E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeti del nga rruga përfundon në përrua, plagoset rëndë tetovari, lëndohen 3 djemtë e tij

LIBRAZHD- Një aksident i rëndë me pasojë u shënua mesditën e sotme në aksin Përrenjas –Librazhd. Nga hetimet paraprake mësohet se një mjet tip “Golg”, me targa ‘TE8411AB’ ka dalë nga rruga duke përfunduar më pas në përrua.

Kanë qenë një kalimtar i rastit që ka parë aksidentin dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

4 personat të së njëjtës familje janë dërguar menjëherë në spitalin e Përrenjasit, ndërkohë raportohet se drejtuesi i mjetit Nasip Ramadani nga Tetova ndodhet në gjende më të rëndë për jetën. 

Shtetasi Nasip Ramadani nga Tetova udhëtonte me tre djemtë e tij, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

vijon........ Lidhje te tjera Durrës, makina del nga rruga dhe përplaset me trafikndarësen, vdes shoferi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›