Moçka e Roshi shkelqejne perpara trajnerit Kuzhe

Nje udhetim mjaft i vlefshem, sepse kroati pa ne aksion talentet e shumte qe militojne ne radhet e skuadres bregdetare.
Ne fakt, kuqezinjte kane nje skuader shume te re ne moshe: futbollistet me “te vjeter” ne kontingjentin e drejtuar nga Eqerem Memushi ishin autori i golit, Strati dhe sulmuesi Ngjela, te dy 26-vjeçare. Ndersa pjesa me e madhe e te rinjve jane lojtare te perfaqesueseve te moshave dhe kandidate potenciale ne misionin per rinovimin e perfaqesueses.
Gjate 90 minutave te djeshme, vemendjen e Kuzhe e kane terhequr portieri i Kombetares Shpresa, Shpetim Moçka. 19-vjeçari priti nje penallti (duke mos lejuar skocezet te kalonin ne avantazh) dhe ka qene nje siguri mes shtyllave. Çdo top qe fluturonte drejt zones ishte prone e tij, ndersa pozicionimi ne gjuajtjet e kundershtareve ishte perfekt.
Nje tjeter lojtar i ri qe ka mahnitur kunder Madheruellit ishte Odise Rosi. Talenti fierak, i afruar gjate kesaj vere te Flamurtari, ka bere diferencen ne fushen e lojes. Edhe pse u aktivizua si zevendesues, ai eshte shnderruar menjehere ne rrezikun kryesor per mbrojtesit e Madheruell, te cilet i humben te gjitha duelet me sulmuesin 18-vjeçar.
Edhe pse eshte ende shume shpejt, Moçka dhe Roshi mund te cilesohen dy lojtare te fituar, qe tashme presin nje thirrje ne Kombetaren e Kuzhe.