E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda vjeshte 150 dimer

Disenjatore te modes tashme kane bere paraqitjet e tyre te trendeve me te fundit te modes ne tere boten. Me poshte mund te lexoni per disa nga tendencat e tyre. Nga Express me 06 dhjetor 2010 ne ora 1037

Koha eshte e zymte dhe shume shi eshte duke rene jashte. Por kjo nuk do te thote qe ju mos te mendoni per moden sepse duhet te dini se edhe veshja ka nje rendesi te madhe madje edhe kur ajo laget nga shiu.

Markat e njohura te modes duket se kane menduar edhe per ata qe pertojne te mbajne cader sidomos po te shohim koleksionin e fundit te Aleksander Mcqueen per sezonin vjeshte - dimer 2010.

Stilisti qe tashme nuk jeton me i kishte menduar keto veshje si anti-uje dhe anti-temperature dhe nuk kishte bere dallime mes meshkujve dhe femrave.

Por dikush tjeter qe e sheh te tere familjen gjate dimrit eshte dhe DG. Italianet i jane rikthyer tradites se materialeve te renda dhe nga gjyshja deri te niperit mbizoterojne kuadratet dhe copa te leshta si te skocezeve.

Por kur vjen puna te vjeshta e mbi te gjitha te femrat stilistet nga Milano duket se e nxjerrin tere arsenalin e tyre per ta bere ate sa me joshese dhe te pangarkuar me prerje te renda.

Ne industrine e modes eshte dikush qe shquhet per prerje te reja dhe te lehta nuk ka besuar kurre te ngjyrat e shumta Giorgio Armani e aq me pak nuk beson kur behet fjale per veshjet e dimrit. Eshte pothuajse e kote te thuash qe mbizoteron e zeza si ne pallto ashtu edhe ne veshje te tjera.

Nje sugjerim do te ishte edhe Christian Dior.

Per kete sezon te ftohte nuk ka rendesi nese jeni ne shi zyre apo mbremje mondane. Sipas tij ju duhet te jeni seksi nuk mund te thuash qe ka menduar shume per meshkujt por per femrat ka menduar mire.

Versace ka respektuar per kete dimer komedine italiane dhe e ka pare femren me gazmore se zakonisht. Imagjinoni dike te veshur keshtu ne lokalet shqiptare teksa eshte e pamundur te mos prisni ndonje batute prej saj. Sidoqofte copat jane te lehta dhe te rehatshme ndersa ngjyrat jane me te komplikuara per t146u kombinuar.

Nje tjeter marke qe po fiton terren eshte edhe izraelitja 147Kastro148. Kendveshtrimi mbi tendencat dimerore nuk eshte ai konservatori i liderit kuban por eshte trasgresivi izraelit.
Mbi te gjitha kete dimer femra duket se eshte e sigurt ne vetvete dhe sipermarrese dhe mbi te gjitha me copa te leshta shume te gjalla ne ngjyra e aspak te ngjashme me veshjet qe bejne gjyshet tona.

Lagerfeld duket me i celuri kete dimer dhe nese nuk i trembeni baltes apo gjithfare ndotjesh ne rruget tona ai do te ishte nje sugjerim i denje.

Nese jeni ndjekes te modes qofshi meshkuj apo femra vjeshta e dimri nuk eshte e thene te jene dekurajues ne raport me pamjen mund te jeni te kendshem ne paraqitje edhe thjesht duke marre keshilla nga markat e njohura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›