E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Modernizimi i FA dhe forcimi i bashkëpunimit ushtarak, VanHorn takon Kingjin

TIRANË, 7 janar /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant, Arben Kingji.

Në takim u diskutua mbi përparësitë e përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit tonë ushtarak.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare që qëndrojnë me aleatin tonë të NATO-s në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët”, thekson ambasada e SHBA në një postim në rrjetet sociale. /j.p/

1 nga 4

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›