E Diel, 1 Nëntor 2026

Modric në fushë, Interi me mungesa! Formacionet e derbit të madh

Atmosferë e jashtëzakonshme pritet sonte në “San Siro”, ku Milani dhe Interi do të përballen në një derbi që premton të jetë spektakolar edhe në tribuna.

Falë hapjes së plotë të të dy sektorëve të unazës së tretë, numri i spektatorëve pritet të arrijë në 77 mijë, duke shënuar një rekord të ri për këtë stadium në tetë vitet e fundit.

Reklamë

Një stadium i mbushur plot, rivalitet i zjarrtë dhe emocione pa fund në një nga derbit më të mëdhenj të futbollit italian!

Ndërkohë janë publikuar edhe formacionet zyrtare

Reklamë

Milan (4-4-1-1): Maignan; Gila, De Winter, Pavlović, Diawara; Moreira, Musah, Modrić, Pulisic; Rabiot; Gonçalo Ramos.

Në krahun tjetër, Interi i Cristian Chivut duhet të bëjë llogaritë pa kapitenin Lautaro Martínez, i cili mungon për shkak dëmtimi. Përgjegjësia në repartin ofensiv i takon Marcus Thuram dhe Francesco Pio Espositos.

Inter (3-5-2): Josep Martínez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Diouf, Barella, Çalhanoğlu, Zielinski, Dimarco; Thuram, Esposito.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›