E Martë, 3 Nëntor 2026

Modriç nis stërvitjen/ Superylli nga Kroacia fillon përgatitjet me fanelën kuqezi

Luka Modriç ka realizuar stërvitjen e parë si lojtar I Milanit. Kapiteni legjendar i Kroacisë iu bashkua kuqezinjve të trajnerit Alegri, një ditë pasi u prezantua si lojtar i ri i skuadrës italiane.

Modriç erdhi nga Reali, pasi përfundoi kontratën me madrilënet, dhe firmosi një akord 1-vjeçar me klubin nga Lombardia.

Drejtori sportiv Igli Tare këmbënguli dhe e bindi të zgjidhte Milanin për të vazhduar karrierën, dhe pritet që të jetë i rëndësishëm pavarësisht moshës 39-vjeçare.

Modriç është futbollisti me më shumë trofe në historinë e Realit, dhe pritet ta ndihmojë Milanin me përvojën dhe mentalitetin e tij fitues./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›