E Hënë, 2 Nëntor 2026

Modric për Mbappe: I sigurt se do të fitojë më shumë se një Top të Artë

“Është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai ka shumë lehtësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë.”

Gjatë një interviste për Telefoot, Luka Modric lavdëroi Kylian Mbappe, kundërshtarin e tij këtë mbrëmje në çerekfinale të Ligës së Kombeve dhe shokun e tij te Real Madrid, me këto fjalë: “Ajo që më godet më shumë është personaliteti i tij. Është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka”.

“Nga jashtë mund të themi se nuk është sezoni i tij më i mirë, pavarësisht se ka shënuar tashmë tridhjetë gola! Për Topin e Artë, le ta lëmë të vazhdojë të bëjë atë që po bën, që po ndihmon Real Madridin të fitojë tituj. Jam i sigurt se ai do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa Topa të Artë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›