E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mohelebi: "Nje kampion bote per Tiranen"

Nga "Albania Sport"
Lorent Mohelebi eshte mesfushori francez qe mund te aktivizohet kete faze te kampionatit tek Tirana. Lojtari pohoi se ra dakord parimisht me donatorin bardheblu, Refik Halilin, ndersa pritet qe keto dite te nenshkruhet kontrata. Nje kampion bote me Francen U18, ai ka kaluar neper Marsejen, Monakon, Istresin, Kreteilin dhe PSG-ne, sic pohon edhe vete ne intervisten e meposhtme.
-Lorent, mund te na flisni dicka rreth karrieres suaj?
"Une jam lindur ne Marseje dhe jam formuar ne klubin e Monakos. Kam marre pjese ne te gjithe ekipet kombetare te moshave te Frances. Ajo me e rendesishmja ka qene fitimi i titullit kampion bote me U-18. Ne finale kemi mundur Nigerine me rezultatin 3-0, ku trajner kishim Bari Loro".
-A mund te na thoni disa emra lojtaresh qe u shpallen kampione bote bashke me ju?
"Ne formacionin e ekipit kane qene prezente: Magni (Lacio), Le Talek (Liverpul), Sinama Pougol (Liverpul) etj".
-Pra, karrieren tende si profesionist e keni filluar me nje trofe kampion bote? Kush nga trajneret ka ndikuar ne formimin tend si futbollist?
"Trajneri i cili me ka formuar me shume si futbollist nga viti 1998-2001, eshte Gerard Banide (ish trajner i Frances ne boterorin Meksike '86), ai ka formuar edhe futbolliste si Amoros dhe Papen".
-E dini qe ky trajner ka trajnuar dhe Edvin Muratin tek PSG-ja ne vitin 1992?
"Po, e mora vesh keto dite duke biseduar me Edvinin, i cili ka qene ne Tirane".
-Ndeshja juaj e pare si profesionist?
"Ndeshjen time te pare e kam bere ne moshen 19-vjecare, Monako-Marseje, 0-2 me gola te Drogbas dhe Marlej. Trajner kam pasur Didier Deshamp. Megjithese e kam filluar me humbje, ka qene nje ndeshje qe do te ngele ne mendjen time. Ne keto momente jam i emocionuar si atehere. Per ne marsejezet eshte shume e veshtire te luash kundra ekipit ku ke lindur dhe je rritur. Ne nuk themi qe jemi franceze, por marsejeze. Ne ekipin tone benin pjese lojtare me emer si: Morientes, Gallardo, Prsho, Jugovic, Evra (Mancester Junajtid), Birhof, Stiv Marlej. Me vone kalova ne kategorine e dyte, per te gjetur me shume hapesire me Istres, ku qendrova per dy vjet, pastaj me Kreteil dhe se fundmi tek PSG".
-Si ka mundesi qe nga PSG vini tek Tirana?
"Karriera e futbollistit ka momente te ndryshme. Une jam profesionist dhe shkoj aty ku mund te gjej hapesire qe te perparoj ne karrieren time. Menaxheri im ne Paris, Sokol Murati, me bindi te vija ne Shqiperi, ku mund te luaja me ekipin me te mire, Tiranen. Duke qene se Tirana del pothuajse cdo vit kampion dhe luan ne kupat e Evropes, kjo eshte e rendesishme per karrieren e futbollistit. Pastaj mendova meqe nje shqiptar luan ne Marseje, perse edhe nje marsejez si une mos te luaje per Tiranen?... qesh."
-E njihni Lorik Canen?
"Personalisht nuk e njoh, por duke qene se une jam nje tifoz i Marsejes, natyrisht qe jam dhe tifoz i tij. Ai eshte kapiten dhe idhull ne Marseje. Do t'ju tregoja nje detaj. Kur mora telefonaten nga menaxheret, nuk me premtonte koha te kthehesha ne shtepi per te marre canten me veshjet e mia sportive se mund te humbisja avionin, keshtu qe u nisa menjehere per ne Tirane me duar ne xhepa. Miqte e mi ketu ne Tirane me sollen nje pale kepuce "Adidas", te cilat ia kishin marre nje portieri te Shkumbinit, Llani. Atij ia kishte bere dhurate Lorik Cana, pra ishin kepucet qe ai kishte luajtur ne Velodrome me Liverpulin".
-Ju moret pjese ne nje stervitje diten e pare me Tiranen dhe diten tjeter zhvilluat nje ndeshje kontrolli. Si u paraqitet dhe cfare roli keni ne fushe?
"Une i thashe trajnerit Hafizi qe te luaja si rikuperator ne mesfushe, si edhe ne krahun e majte te mbrojtjes. Trajneri me provoi ne pjesen e pare ne krah te majte, pastaj ne pjese te dyte me caktoi rolin tim te preferuar. Mendoj se i bera mire te dy rolet, por fjalen e fundit duhet ta thote vete trajneri".
-Kur do te firmosni dhe te beheni zyrtarisht lojtar i Tiranes?
"Ne rame dakord parimisht per detajet e kontrates bashke me zotin Halili, i cili ishte nje tip qe me beri per vete. Mendoj te marr dhe lejen nga klubi i PSG-se perfundimisht dhe pastaj do te firmos. Shpresoj se do t'i zgjidh keto probleme ne kohe, per t'ju bashkuar ekipit ne Kemer te Turqise per fazen pergatitore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›