Moisiu: Rrzimi i kandidaturs s Kosts, vendim partiak

Moisiu theksoi se politika po kërkon të vendosë veton në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa rrëzimi i Kostës ishte nje vendim partiak, i pabazuar në profesionalizmin e kandidatit.
"Këto vendime po merren në mënyrë të padrejtë, janë vendime sektare, të mbyllura dhe nuk janë aspak në transparencën e publikut shqiptar" u shpreh Moisiu.
Ambasadori Withers shprehu sërish shqetësimin e tij për votimin në kuvend, që e cilësoi si të cuditshëm dhe jo transparent.
Në fjalen e tij ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi deklaroi se një prej arsyeve që u reflektua në votimin e Kostës në kuvend ishte edhe dëmtimi i themeleve të Kushtetutës së Shqipërisë. Kondi tha se për ndryshimin e Kushtetutës mban përgjegjëse gjithë klasa politike.
Ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani organizojnë një konferencë me 5 ambasadorë të akredituar në Shqipëri me temë "Gjykatat në Demokraci".