E Diel, 1 Nëntor 2026

Molotov dhe lëndëve piroteknike në protestën e PD-së, lëndohet një punonjës policie

Situata para godinës së Kryeministrisë u tensionua menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa një pjesë e protestuesve sulmuan me bomba molotov, fishekzjarre dhe sende të forta.

Si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike dhe mjeteve të rrezikshme, është lënduar një punonjës i Policisë së Shtetit, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.

Kujtojmë se pas çdo proteste të PD-së, godina e Kryeministrisë është sulmuar me molotov dhe mjete shpërthyese.

Ndërkohë, policia është kundërpërgjigjur me ujë për të larguar protestuesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›