E Diel, 1 Nëntor 2026

Molotovët/ Koçiu: Apelojmë organizatorët e protestës, dhuna nuk është zgjidhje! Mbani larg të miturit

Ministrja e brendshme, Albana Kociu ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas akteve të dhunës të regjistruar në protestë.

“Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

Dhuna nuk është zgjidhje! Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.

Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit.” shkruan Koçiu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›