E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Momentet tronditëse në Gaza/ Mjekja shikon të bijën e plagosur dhe shpërthen në lot

Një mjeke në një spital në Gaza ka kaluar momente tronditëse, kur ambulanca e spitalit në të cilin ajo punon, solli vajzën e saj. Në videon e bërë virale, mjekja sapo shikon barelën që mbajnë vajzën e saj të plagosur, nis të vrapojë drejt saj. Mes lotësh dhe panikun ajo kërkon të dijë se në ç’gjendje është e bija.

Sapo afrohet mjekja rrëzohet, teksa kolegët e mbajnë dhe e shtrijnë në barelë duke u përpjekur ta qetësojnë.

Kjo nuk është hera e parë që mjekët e Gazës tronditen kur gjejnë të afërmit e tyre mes të vdekurve ose të plagosurve t në vendin e tyre të punës.

View this post on Instagram

A post shared by Middle East Monitor (@middleeastmonitor)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›