E Enjte, 5 Nëntor 2026

Momenti i sikletshëm/ Presidenti i Rumanisë i kthen shpinën Orbanit, nuk e njeh kur del nga makina (Video)

Presidenti i Rumanisë Klaus Iohannis ka lënë në pritje kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili kishte shkuar për ta pritur.

Kjo ndodhi kur presidenti rumun mbërriti në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. Viktor Orban ishte në pritje të Klaus Iohannis në tapetin e kuq.

Kur lideri nga Bukureshti doli nga limuzina zyrtare, ai nuk shkoi direkt te pritësi. Ai u kthye, shkoi në pjesën e pasme të makinës dhe shkëmbeu disa fjalë me shefin e protokollit nga Cotroceni, që po e shoqëronte.

Kryeministri hungarez qëndroi aty, duke pritur që të vihej re. Në një moment, ai madje u kthye dhe i hodhi gazetarëve një vështrim të hutuar. Ky moment i sikletshëm zgjati gati 20 sekonda, një “përjetësi” në qarqet diplomatike.

Romanian president Klaus Lohannis shows his back to Orban. pic.twitter.com/L7YcpVhYjv

— SzabadonMagyarul (@SzabadonMagyar) November 7, 2024

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›