E Diel, 1 Nëntor 2026

Mongoli aktori kosovar Mentor Zymberaj nderohet me cmim

Edhe pse Mongolia nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka penguar anëtarët e jurisë së konkursit “Muza e Shenjtë” që të nderojnë me cmim një aktor kosovar. Mentor Zyberaj ka marrë cmimin si aktori më i mirë në monodramë për pjesën “Aktori në kuti”. Ndarja e cmimeve u zhvillua në kryeqytetin vendas. Aktori Zyberaj pasi është ngjitur në skenë për marrjen e cmimit ka falenderuar jurinë dhe ka përshëndetur popullin e tij. Ndër flamujt e ndryshëm të radhitur në skenën e hapur valëvitej dhe flamuri i Kosovës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›