E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monica Bellucci lind fëmijën e dytë

Aktorja 45 vjeçe – e cila ka një vajzë pesë vjeçe me emrin Deva me aktorin Vincent Cassel – raportohet se ka lindur edhe një vajzë tjetër që e ka pagëzuar me emrin Leonie, në Romë të Italisë.

Sipas revistës People, si nëna ashtu edhe bija janë shumë mirë më shëndet.

Monica – e cila ishte martuar me Vincent në vitin 1999 – më parë ka thënë se është kënaqësi që të jesh nënë.

“Nuk do të dëshiroja që të jem përsëri 20 vjeçe”, tha ajo. “Jam më e lumtur tani sesa kur kam qenë e re. Duhet të zbuloni me kohë se kush jeni dhe kështu ti largoni pasigurinë nga vetja e juaj. E di për gjërat që kam nevojë dhe për ato që nuk kam”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›