E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorim per kujdesin ndaj femijeve

Ne rast se do te konstatohen raste kur femijet jetojne ne kushte te veshtira ekonomike dhe sociale dhe kryefamiljaret nuk i plotesojne dot keto detyrime atehere do te kete nderhyrje nga pushteti vendor. Madje do te procedohet edhe me tej me heqjen e kujdestarise. Kjo eshte vetem nje pjese e asaj qe parashikon ligji per mbrojtjen e te drejtave te femijeve qe u miratua ne Parlament ne fillim te muajit nentor. Ilda Bozo specialiste prane ministrise se Punes thote per Alsat se kane filluar procedurat per ngritjen e grupeve te punes qe do te evidentojne rastet ne 17 bashki.

Nje nga parimet kryesore eshte mbrojtja e femijeve dhe mbijetesa e femijeve. Nje nga elementet e ketij parimi eshte mbrojtja ndaj situates se keqe ekonomike te femijeve. Shteti fillimisht do te ndermare masa lidhur me sigurimin e femijes ne nje institucion ku ai te kete mundesi ekonomike te mjaftueshme per mbrojtjen dhe mbijetesen e tij dhe me pas do procedohet me kujdestarine lidhur me proceset gjyqesore. Dhe me duhet te theksoj qe kjo do te shikohet rast pas rasti tha Ilda Bozo specialiste ne ministrine e Punes. Ligji per mbrojtjen e te drejtave te femijeve parashikon dhe luften ndaj shfrytezimit te femijeve ne pune ne vecanti te atyre ne rruge qe lypin.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›