E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monopolizimi dhe oligopolizimi i krimit

Share

 Gjergj Thanasi

Gjatë të ashtuquajturës epokë Nano jeta ekonomike dhe jo vetëm u karakterizua nga lulëzimi i monopoleve dhe oligopoleve. Monopolet gradualisht përfshinë thuajse çdo aspekt të ekonomisë përfshirë dhe ekonominë e zezë. Fjala vjen jo çdo djalë i shkathët mund të çonte të bardhë apo të kuqe në Itali apo edhe në vende të tjera europiane. Thuajse cilido, që nuk kalonte nga Xhoi Trevëll apo nga Zemuni kapej me presh në dorë nga agjensitë ligjzbatuese italiane, greke etj. Madje nga tahmaja u bënë përpjekje për të monopolizuar edhe Kanabisin duke goditur plantacionet e Lazaratit(deri edhe incidente ndërkombëtare me helikopterë) për të mbrojtur oligopolin e plantacioneve të majta të Cakranit, Lumit të Vlorës apo edhe të zonës së Bajzë-Koplikut.
Me ardhjen e Berishës në pushtet disa nga sindikatat e krimit, që orbitonin rreth Nanos dhe njerëzve të Nanos por jo drejtpërdrejt njerëzit e afërt të Nanos u goditën dhe u nxorrën jashtë tregut, nëse me kokëfortësi  kundërshtuan ndërrimin e padronit, apo me mendjemadhësi provuan të punonin free-lance. Sot me konsolidimin e pushtetit të Berishës, me krijimin e një shteti privat të ngjashëm me atë të Hizbullahut në Liban po vërehet një oligopolizim dhe monopolizim i krimit veçanërisht atij që jep të ardhura marramendëse. Shteti paralel ka rrjetin e tij cellular, policinë e tij  të përbërë nga segmente të devijuara  të policisë të shtetit dhe polici private  të sigurisë, që  jo vetëm ka parkingjet e saj të bllokimit të makinave, por edhe mbron  Kryeministrinë si në 21 janar. Ka edhe shërbimin e tij sekret me aparatura përgjimi në disa raste edhe më moderrne se ato të shtetit zyrtar(polici, ShIk e prokurori). Ka edhe rrjetin e tij të transportit kombëtar e ndërkombëtyar, me automjete, anije linja ajrore , që përdoren si për fushata elektorale edhe për trafiqe të shumëllojshmë, madje po tentohet në bashkëpunim me miq serbë nën maskën e privatizimeve dhe investimeve të huaja të ngrenë edhe rrjetin privat të porteve edhe helioporteve fjala vjen Baza e bishtpallës apo projektet për porte jahtesh dhe helioporte turistike. Po tentohet të krijohet madje edhe një ushtri dhe industri ushtarake private nën shembullin e miqve malazezë e trafikantëve zviceranë sipas modelit të fabrikës së tyre TARA.
Po të shikosh panoramën e krimit në Shqipëri kemi shtim të krimit ordiner veçanërisht të atij të dhunshëm sidomos me përdorimin e armëve të zjarrit apo eksplozivëve.Policia shqiptare me profesionalizëm ka zbardhur shumicën dërrmuese të këtyre krimeve të dhunshme kundra pronës dhe jetës. Policia gjithashtu është treguar e sukseshme në goditjen e grupeve të fallsifikuesve ordinerë, të shpërndartësve të drogës të rryshfetxhinjve të vegjël, të evasorëve të vegjël fiskalë apo kriminelëve seksualë, si edhe rrjeteve të prostitucionit me përjashtimin e pak individëve të specializuar në ofrimin e produkteve seksuale për elitën në pushtet apo për miq të saj të huaJ.. Të pazbuluara mbeten vetëm krimet, që për konçidencë përfliten në popull si të lidhura meë kupolën e pushtetit. Harta e krimeve të pazbuluara shtrihet nga vrasja e Xhindit te autobomba e gjykatësit Konomi, nga vjedhja e tokave në bregdetin Vlorë-Sarandë në vjedhjen e tokave në zonën Lalëz-Hamallaj, në Zagori(pista e skive) apo të tokave në Plazhin e Velipojës.
Një nga aktivitetet kriminale më fitimprurëse është trafiku i drogës. Heroina afgane tashmë është monopol iklanit të Kalasë së Dodës siç i referohet edhe DEA amerikane. Tashmë ndërmjetësat turq të heroinës afgane janë anashkaluar dhe punohet drejtpërdrejt me heroinën e sekuestruar nga autoritetet iraniane dhe të eksportuar nga Garda Revolucionare Iraniane. Duke vazhduar traditën e vitit 2007, për të pakësuar shpenzimet e transportit gjithnjë e më shumë po preferohet rruga ajrore, gjë që I ka shqetësuar maksimalisht jo vetëm agjensitë atidrogë, por edhe ato antiterror të aleatëve të Shqipërisë.Në këtë trafik edhe eksponentët e partive aleate detyrohen të punojnë si dorë e dytë, duke bërë korrierin me shumicë drejt porteve italiane rreth e qark Ravenës(trimat e LSI-së) apo në linjën Brindisi-Vlorë eksponentët e një tjetre parti aleate. Cilido, që përpiqet të punojë me të kuqen në mënyrë autonome duke shfrytëzuar lidhjet personale me mafien turke, me grupe kriminale në Kosovë apo FYROM shpejt a vonë kapet nga policia shqiptare,ose nga ajo italiane pasi oficerë të policisë shqiptare të lidhur me kupolën e krimit ia kalojnë privatisht informacione të tilla italianve gjoja duke u bërë nder, në kuadrin e luftes antikrim etj, etj.
Tahmaja ka arritur deri aty sa të tentohet vendosja e oligopolit edhe në trafikun e Kanabisit.Në 4-5 muajt e fundit sasitë e kanabisit të kapura nga policia shqiptare janë të jashtëzakonshme duke variuar nga disa kilogram deri në një ton. Kanabisi kapet gjatë transportit në rrugët automobilistike apo në monopatet malore, kapet në pikat kufitare detare, toksore dhe ajrore. Të vetmet sasi kanabisi, që nuk kapen janë sasitë nga 1-1,5 ton të cilat trafikohen me gomone oqeanike të fuqishme dhe ultra moderne më të mira madje edhe se skafet e markës Corbelli. Interesant, policia profesionaliste shqiptare kap kanabisi edhe kur transportohet me mushka nëpër shtigje kaçakësh, ndërsa çuditërisht nuk i kap gomonet me motorrë Mercury me injeksion me benzinë super oktan edhe kur ato pasqyrohen në radarët modern të markës Lockhid Martin.
Në oligopolin e Kanabisit krahas kompromisit për të mos prekur plantacionet e Lazaratit në këmbim të informacjoneve  paraprake për kapjen e trafikantëve kokëfortë, që preferojnë autonominë në vend të mbrojtjes nga trusti I lulelakrës i Xhivolës, Xhirit dhe Sheëfit të tyre, ka edhe thela të majme për aleatët në qeverisje. Thela ka edhe për eksponentë të LSI-së edhe për eksponentë të aleatëve të tjerë si psh. në zonën e Vlorës. Kuptohet Kryeministri Berisha ka nxjerrë mësim nga 1997 dhe nuk mund të lejojë të rikrijohet në aleancë e re në Vlorë ndërmjet opozitës dhe lumpenit lokal.Tashmë Zançaushërija është me qeverinë, sepse nuk përsëritet më gabimi I bllokimit të skafeëve në Rradhimë. Vetëm budallenjtë dhe gjynahqarët janë subjket të Moratoriumit antiskaf. Të tjerët lejohet të nxjerrin fitime duke transportuar afganë, irakenë e kurdë për në Itali. Shumë shpejt pasi të vihet në zbatim marrëveshja me grupet mafioze të Guanxhout skafet njëlloj si në 1995 dot ë përmbytin San Cattaldo-n e san Foca-n me turistë kinezë.Kuptohet ky trafik ka të ardhura të mira, por jo maksimale dhe iu është lënë në dorë aleatëve në qeverisje, duke hedur poshtë kështu edhe shpifjet e opozitës se berisha I do të gjitha për vete.
Siç e trajtuam më sipër Klandestinët dhe pasaportat janë një tjetër monopol, ku ka aksionerë të privilegjuar dhe aksionerë të zakonshëm.Të gjithë keqbërësit e vegjël apo hallexhinjtë kosovarë, që kanë blerë pasaporta biometrike shqiptare të prodhuara nga sistemi me të dhëna personale fallso janë pre e lehtë për organet ligjzbatuese shqiptare. Për tI mbyllur gojën tekanjozëve të Rilindja-Ridge-it bëhen edhe spektakle si ai i pezullimit të policëve të Rinasit dmth. peshq të vegjël deri në nivelin e nën komisarit pa lidhje me Kupolën famëkeqe të policisë paralele. Siç e thamë më sipër eksponentët e partive aleate trajtohen si aksionerë të zakonshëm. Ndërsa klandestinë specialë si terroristë iranianë dhe jo vetëm, trafikantë të shquar të mafies turke dhe asaj ish sovjetike sidomos nga republikat e azisë qëndrore,  prostituta lindore të rangu

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›