E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti Italia nuk do te behet si Greqia

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, u shpreh për nevojën e një “përgjigje të bashkuar”, për zgjidhjen e problemeve të krizës së borxheve në Eurozonë.

Në një fjalim përpara parlamentit, gjatë së enjtes, Monti paraqiti edhe planin e tij për vitin e ardhshëm, i cili duhet të nxjerrë Italinë nga recensioni.

Më parë gjatë së enjtes, qeveria italiane mori një borxh prej shtatë miliardë eurosh nëpërmjet emertimit të letrave me vlerë me kohë 10-vjeçare kthimi. Megjithatë, pas masave të fundit të marra nga autoritetet, huamarrja ra për herë të parë prej muajsh nën nivelin e rrezikshëm të 7% interes.

ItaliaItali, ulet kostoja e huamarrjes Italia gjobit kompaninë “Apple”Itali, projekti i “shpëtimit” në Senat ”Nuk jemi aspak në një situatë të ngjashme me Greqinë”, u shpreh Monti. “E vërteta është se ishim duke u drejtuar drejt situatës së tyre, por kemi vendosur frenat e dorës”, u shpreh Monti.

Italia është vendi me ekonominë e tretë më të madhe të Eurozonës, por investitorët janë larguar nga frika e një kolapsi të ngjashëm me atë që ndodhi në Greqi. Përveç Italisë, Eurozona është tronditur edhe nga problemet serioze të Irlandës dhe Portugalisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›