E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montolivo: Balotelli i mahnitshëm ndaj Danimarkës

Riccardo Montolivo ka gjetur kohë të lavdërojë Mario Balotellin pas fitores 3-1 të Italisë ndaj Danimarkës në San Siro.

“Balotelli thjesht ishte i mahnitshëm pasi ne kishim mbetur në 10 lojtarë pas përjashtimit të Pablo Osvaldo”.

“Ai e mbajti mbrojtjen e Danimarkës të zënë gjithë kohën i vetëm. Ai e mbante topin shumë mirë, vraponte pas topave të gjatë dhe punoi jashtëzakonisht mirë për ekipin”.

“Nëse ky ishte Mario Balotelli i vërtetë, atëherë kemi një të ardhme të ndritur para nesh”, ka thënë Montolivo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›